.

Marreveshje me Bashen? Ja si pergjigjet Rama


Një mesazh për kundërshtarin politik artikuluar qartë, me një dorë të shtrirë dha sot nga Asambleja Kombëtare e PS-së, kryeministri Edi Rama.

Ai tha dora e tij mbetet e shtrirë për kundërshtarët dhe e gatshme për të shkruar, duke lënë të hapur mundësinë e një marrëveshje politike.

“Patjetër që ne duam paqe politike, por një paqe për Shqipërinë që duhet të nisë me Shqipërinë dhe jo me karriget dhe duhet të bitiset për Shqipërinë dhe jo për karriget. Dora ime mbetet e shtrirë, gati për të shkruar prapë kur të vijë momenti. Reforma zgjedhore mbetet një sfidë e përbashkët me opozitën parlamentare dhe me opozitën jo parlamentare, e cila ka edhe një vend të lirë bosh që e pret në komisionin e reformës ku është e mirëpritur të ulet”,- u shpreh Rama.