.

Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 35-vjecari në Lezhë

Një 35-vjecar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja u shënua në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, ndërsa i riu me inicialet V.P ishte duke punuar në ambjentet e një karburanti.

Zyrtarisht nga policia u tha se 35-vjecari ka gjetur vdekjen e menjëhershmë pas kontaktit me enegjinë elektike. Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.