.

Asambleja e PS/Rama bisede te gjate me Macron, ja cfare bisduan


Kryeministri Edi Rama ka treguar sot para nisjes së Asamblesë së Partisë Socialiste se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me Presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Këtë fakt Rama e ka pohuar në nisjes të mbledhjes, ku i ka kërkuar ndjesë socialistëve për vonesën që nisjen e Asamblesë Kombëtare, por sipas tij kjo për shkak të bisedës me kreun e shtetit francez.

“Nuk është në natyrën time të vonohem, ju kërkoj ndjesë, por kisha një bisedë të gjatë telefonike me presidentin e Francës.

Sot jemi mbledhur për një moment që mbyll vitin politik dhe qe në të njëjtën kohe për ne është i nevojshëm në funksion të vitit të ri politik.
Do ta nis nga 30 qershori, si fundi i një akti të radhës në historinë e politikës së përçarjes, një akti frymëzuar dhe organizuar për të marrë peng Shqipërinë, në kuptimin e plotë të fjalës, duke marrë peng zgjedhjet, dhe përmes tyre reformën ne drejtësi.

Prandaj ato zgjedhë u kthyen ne një kulm të një përplasjeje që është shfaqur herë pas here mes anti shtetit dhe shtetit. Por këtë herë me një dimension më shumë, me dimensionin e përpjekjes për të mbrojtur pandëshkueshmërine ne raport me një Shqipëri të drejtë që ne luftojmë me plot pengesa, gabime, dështime dhe jo vetëm me arritje, dhe ne rrugën drejt te cilës jemi siç i takon PS, ne përputhje me interesin kombëtarë, dhe me miqtë dhe partnerët tanë strategjik”, theksoi Rama.