.

Alyne poston sërish video nga “Xing me Ermalin”, komentuesit: “Mos e vazhdo më, do prapë vëmendje?”

Një nga puntatat më të komentuara të “Xing me Ermalin”, ka qenë ajo ku i ftuar ishte Nuseir Yasin, një bloger i njohur nga faqja e tij në FB si Nas Daily.
Diçka e sikletshme ndodhi pasi Ermali e bëri pjesë të emisionit një OffREC që supozohej se nuk do postohej.
Bëhet fjalë për pyetjen e Kejvinës ndaj Nas Dailyt, “A udhëton që të takosh vajza të bukura”.Pyetje kjo që e bëri të dashurën e tij Alyne-n të qante dhe të debati mes saj dhe Ermalit vazhdoi gjatë në rrjet.

Por ajo nuk paska ndërmend të ndalet dhe e ka publikuar edhe një herë këtë moment të sikletshëm, ama nuk u prit mirë nga fansat të cilët i thanë se po e bën për vëmendje.


Nuk ishte një koment, por shumë të tillë dhe nisur nga kjo Alyne ka vendosur të kthejë përgjigje duke i treguar të gjithëve se ajo vazhdimisht rishpërndan video të saj për ndjekësit që vijnë të rinj në faqe si dhe për ata që ndoshta nuk e kanë parë videon herën e parë.

“S’di përse reaguat kaq shumë për këtë video, ndoshta ju ‘djeg’ diçka në çfarë ndodhi.” – shkruan ndër të tjera Alyne.