.

Akuzohej për përdhunim, ja fati i Cristiano Ronaldos

 

Prokuroria nuk do të marrë asnjë akuzë penale përkundrejt Cristiano Ronaldos, i cili akuzohet për përdhunimin e Kathryn Mayorga. Mediat e huaja shkruajnë se çështja e sulmuesit të Juventusit është pushuar pasi akuzat ndaj tij nuk mund të provohen.

Kathryn Mayorga pretendon se Ronaldo e ka përdhunuar në një dhomë hoteli në Las Vegas, në vitin 2009. Ajo është shprehur gjithashtu se futbollisti i ofroi asaj 375 mijë dollarë në këmbim të heshtjes.

Kujtojmë se vetë Ronaldo i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, nëpërmjet një deklarate publike. “Mohoj kategorikisht çdo akuzë që po lëshohet ndaj meje. “Përdhunimi është një krim i neveritshëm, i cili qëndron në kundërshtim me atë çka unë besoj. Refuzoj të ushqej një spektakël mediatik të krijuar nga njerëz që kërkojnë të promovohen në kurrizin tim. Ndërgjegjja ime e qetë do më lejojë të pres me qetësi rezultatet e çdo hetimi” -është shprehur futbollisti.