.

Aktorja e njohur turke: Më pëlqejnë femrat dhe ushqimet e Shqipërisë


Aktorja Hazall Filiz Kuçukkose, e cila njihet më së shumti për rolin e Zeynepes në telenovelën “Dashuri e Zezë”, ka folur së fundmi rreth shqiptarëve dhe Shqipërisë.

E ftuar në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli”, Hazall u shpreh se i pëlqejnë femrat dhe ushqimet e vendit. “Më pëlqejnë femrat shqiptare, janë të forta dhe kanë stil. Po ashtu më pëlqejnë edhe ushqimet tuaja, sidomos ato tradicionale, pasi mendoj se janë të shëndetshme”-tha aktorja turke për gazetaren Linda Imami.