.

Video+foto/Tmerrohen anëtarët e një familjeje, ja çfarë fshihej në verandën e shtëpisë

Anëtarët e një familje në Queensland kanë mbetur të tmerruar kur zbuluan se në verandën e tyre po pushonte një gjarpër gjigant.
Zvarraniku, një piton që mund të gëlltisë pa problem një burrë të rritur, po flinte në divanin që ndodhet jashtë mes gjelberimit.
Pasi e panë, familja filloi ta filmonte gjarprin për të treguar se sa e lehtë është të mos i dallosh me sy të lirë këta grabitqarë që kamuflohen në bazë të mjedisit rrethues.
Nëse e sheh foton e shkrepur prej tyre duket sikur s’ka asgjë të pazakontë, por pikërisht aty ishte duke fjetur një piton.

Ndiqni videon e mëposhtme për më shumë: