.

“Si arrin të blesh rolex?”, Ilda Bejleri tregon për herë të parë burimin e të ardhurave

Moderatorja e njohur Ilda Bejleri shpesh herë është vendosur në qëndër të mediave rozë për jetën e saj luksoze që ajo bën. Udhëtimet e shpeshta, veshjet e shtrenjta tërheqin gjithmonë vëmendjen e fansave të saj.

Ditën e djeshme moderatorja e njohur i është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instastory. Njeri prej tyre e ka pyetur moderatoren bukuorshe se ai arrin të blej një orë rolex me rrogën si gazetare.

“Si arrin të blesh rolex me rrogë gazetarie?”, e ka pyetur fansi Ildën e cila nuk ka ngurruar të jap një përgjigje për këtë pjesë.
“Sqarim: fakti që jam gazetare dhe padyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër “tironce” shumë e njohur e me tradita. Ps. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë,”, ka përfunduar moderatorja bukuroshe.

Aktualisht Ilda Beljeri është duke shijuar pushimet në Mikonos pas një sezoni të ngarkuar sportiv në Digitalb.