.

“Nga burra me musteqe kaloi në burra me botox”, kë shigjeton Tahiri

Ish ministri i brendshëm, Saimiri Tahiri u shpreh në përfundim të procesit gjyqësor te Krimet e Rënda, se procesi në ngarkim të tij, po zgjatet përtej cdo limiti.
Lidhur me provat e paraqitura deri më tani, Tahiri tha se nuk ka asnjë ndryshim nga c’është dorëzuar më parë në Kuvend.

“Dy vjet humbje kohe. Për më shumë do i dëgjoni në seancë kur të dëgjoni pretendimet e prokurorisë e të miat. Shyqyr që u gjetën dokumentat . Merre me mend ca ndodh me njerëzit, kur unë e kam mundësinë të flas para jush, merre me mend se c’ndodh me njerëzit. “ vijoi më tej Tahiri, ndërsa çuditi me përgjigjen e tij për gazetarët, të cilët e pyetën se është thinjur gjatë këtyre dy viteve të procesit gjyqësor.
“Kjo histori ka nisur me burra me musteqe e ka shkuar me burra me botox” tha Tahiri, por pa dashur të zbulojë më shumë detaje.