.

Ndëshkimi fizik tek fëmijët ka pasoja të tmerrshme


Dënimi fizik është një metodë e zakonshme që përdoret për të “edukuar” fëmijët e pabindur, të paktën 4 nga 5 prindërit e bëjnë atë, dhe 9 nga 10 rastet, është nëna ajo që përdor ndëshkimin fizik. Por edhe pse mendojnë se po i vendosin fëmijët e tyre në rrugën e duhur dhe besojnë se veprimet e tyre janë të padëmshme në fund, hulumtimet tregojnë se kjo nuk është vetëm dëmtuese, por nuk funksionon.

Ndëshkimi nuk funksion por i përkeqëson gjërat
Është e vertetë, fëmijët mund të jenë këmbëngulës dhe durimi i prindërve ka kufizimet e veta, por nëse do t’i ndëshkoni fëmijët nuk do të ndryshoni diçka tek sjellja e tyre. Hulumtimet tregojnë se dhuna në një afat të gjatë si një mënyrë për të disiplinuar fëmijët, mund të sjellë një sjellje jo të mirë të fëmijëve në të ardhmen. Me fjalë të tjera, fëmijët duhet të kuptojnë, ata kanë nevojë për një shpjegim, edhe pse veprimi i tyre nuk është i duhuri. Dhuna është vetëm një mënyrë e shpejtë për të ndaluar veprimet e fëmijës.

Është rruga për të qenë një prind abuziv me një fëmijë të keqtrajtuar
Duke qenë se dënimet fizike nuk punojnë, prindërit zakonisht rrisin sasinë e forcës që përdoret herën tjetër kur fëmija i tyre nuk sillet siç duhet. Çdo herë, ata presin që ajo të ketë një efekt të përhershëm disiplinor dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë. Si rezultat, ata e përshkallëzojnë përdorimin e forcës dhe në fund, po e keqpërdorin fëmijët e tyre në një mënyrë që ata kurrë nuk e imagjinonin.

Dhuna rrit një agresor të ardhshëm
Fëmijët të cilët janë dhunuar fizikisht gjatë fëmijërisë së tyre janë më të prirur të përdorin dhunën kundër fëmijëve dhe partnerëve të tyre. Ata madje kanë një rrezik më të lartë për t’u bërë shkelës ligjorë. Shembulli që prindërit japin tek fëmijët ka një ndikim të madh ndaj tyre. Nëse një nënë ose baba përdor një shuplakë për të zgjidhur një konflikt, kjo është mënyra sesi fëmija do ta mësojë këtë gjë.

Fëmijët mund të fillojnë të vuajnë nga depresioni
Nëse partneri juaj ju godet, a do ta donit ende? Vështirë se do të ndjenit të njëjtën dashuri. Edhe tek fëmijët ndodh e njëjta gjë. Duke qenë se jeta e fëmijëve sillet rreth prindërve të tyre, ata fillojnë të ndihen të padashur dhe mund të vuajnë nga depresioni klinik. Kjo gjë ndikon në procesin e socializimit të fëmijës dhe i frustron ato.

Fëmija juaj do të sëmuret
Duke dëshmuar vazhdimisht dhunën, një fëmijë arrin nivelet e stresit që përkeqësojnë sistemin e tyre imunitar. Përballimi i ndëshkimeve të rregullta fizike ka një efekt shumë të fuqishëm, sepse ajo degjeneron sistemin imunitar në atë mënyrë që fëmija të bëhet më i ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Në rastet kur fëmija vuan nga kushte të rënda shëndetësore, i përkeqëson ato.