.

Bill Gates tregon gabimin më të madh të karrierës së tij

Bill Gates, bashkë-themeluesi i gjigantit të teknologjisë, Microsoft, ka zbuluar kohët e fundit në një intervistë gabimin më të madh që ai ka bërë ndonjëherë në karrierën e tij.
Ndonëse Bill Gates nuk u diplomua kurrë, kompania e tij ka zhvilluar një nga softuerët kompjuterikë më të përdorur në botë. Sipas Forbes, Microsoft është kompania e tretë më e madhe në botë, me një vlerë prej 947 miliardë dollarë.

Në një intervistë të fundit me Village Global, ai po reflektonte për kohën e tij në kompani dhe pranoi një gabim të madh që ai bëri në të kaluarën. Nga gabimi që bëri, ai humbi miliarda dollarë. Një tjetër gabim ishte kur ai humbi bashkëpunimin me telefonin celular. Steve Ballmer, i cili ishte zyrtari kryesor ekzekutiv i Microsoft-it në atë kohë, kishte qeshur me perspektivën e iPhone, duke thënë se ishte telefoni “më i shtrenjtë në botë” dhe kishte thënë se nuk iu shërbente klientëve biznesmenë ngaqë nuk kishte një tastierë.