.

Mediat serbe: Putin mesazh urgjent për Kosovën, Vuçiç e merr nesër


Ambasadori i ri i Rusisë në Serbi, Aleksander Botsan-Kharchenko, nesër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilit do t’i dorëzojë një mesazh të presidentit rus Vladimir Putin, që ka të bëjë me Kosovën.

Ambasadori rus, siç njofton gazeta serbe “Blic”, të hënën për herë të parë do ta takojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Duke u thirrur në burime diplomatike, gazeta serbe shkruan se “Kharchenko do t’ia dorëzojë Vuçiçit një porosi urgjente të presidentit rus Vladimir Putin”.
“Mesazhi ka të bëjë me Kosovën”, shkruan gazeta.

Nga fillimi i karrierës së tij diplomatike, ambasadori i ri rus Kharchenko ka qenë i përfshirë në proceset diplomatike që kishin të bëjnë me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, kurse më vonë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.