.

As Roma dhe as Totenhemi, Hysaj vendos për të ardhmen


Ndryshojnë të gjitha planet për Elseid Hysajn, mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Prej shumë javësh flitet për një largim të shqiptarit nga Napoli, por tashmë Hysaj kërkon të qëndrojë te klubi partenopei.

Siç raporton “Corriere Dello Sport”, ai është duke vlerësuar mundësinë e qëndrimit te skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti.

Edhe pse konkurrenca është e madhe në krahun e Hysajt, ai kërkon që të përballet me këtë situatë dhe të bindë trajnerin italian.

Kjo media raporton gjithashtu se për shqiptarin, Roma dhe Totenhemi janë të interesuara.