.

Shkrumbohet gjatë natës “Benz”-i në Elbasan, ku dyshon policia

Një automjet tip “Benz” është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan.

Sipas burimeve jo zyrtare, automjeti që dyshohet se u dogj qëllimisht rezulton të jetë në pronësi të Arben Brahja banues në lagjen “Hekurudha”.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 01:45, në Elbasan, ka rënë zjarr në mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Si pasojë mjeti është djegur plotësisht.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.