.

Zbulohet truku që bën mrekulli:Ja pse duhet të hidhni 100 ml uthull në lavatriçe para çdo larjeje

E kemi dëgjuar shpesh që uthulla nuk është e dobishme vetëm në kuzhinë, por a kishit menduar që mund të ndihmonte në larjen e rrobave?

Përgjigjja, fshihet në pesë karakteristikat më të fuqishme dhe do habiteni nga mrekullitë që bën.

1. Zbut rrobat

Është shumë me rëndësi te larja, posaçërisht kur është fjala për rrobat shumë të forta apo të thurura.

2. Eliminon njollat

Uthulla me lehtësi eliminon njollat nga djersa dhe yndyrat.

Kujdes: Kur eliminoni njollat nga frutat, para larjes fërkoni njollën me uthull, pastaj në vendin e caktuar për zbutës shtoni edhe 50 ml uthull.

3. Eliminon aromat e pakëndshme

Shtoni 100 ml uthull në vendin e caktuar për zbutës dhe do të eliminoni të gjitha aromat e pakëndshme nga gardëroba, perdet, mbulesat.

4. Eliminon njollat e ndryshkut nga rrobat

Njollat më të forta janë vërtet ato nga ndryshku. Nëse ju shfaqet ndryshku në rroba, përzieni pak uthull dhe kripë të trashë dhe fërkoni në njollë. Pastaj lani rrobën në mënyrë të zakonshme.

5. Mbron lavatricen, pengon shfaqjen e mykut.Bashkë me gjithë këto përparësi do të kurseni edhe mjaft para, sepse uthulla është shumë më e lirë se zbutësit.