.

Arrestohet i moshuari për vepra të turpshme para minorenëve. Policia jep sqarime


Një 73 vjeçar është arrestuar nga policia për vepra të turpshme dhe ngacmim seksual ndaj të miturve. Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale L.S, banues në Vlorë.

Ai u arrestua në Tiranë pasi më datë 9 korrik, është shfaqur në një video duke kryer veprime të turpshme para dy minorenëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, kanë ndaluar 73-vjeçarin L.S me banim në Vlorë, për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual”

Ndalimi i tij u bë pasi nga verifikimet e kryera dhe si rezultat i këqyrjes së pamjeve filmike rezultoi se shtetasi L.S, është autor i dyshuar i këtyre veprave penale, ngjarje e ndodhur më datë 09.07.2019, ku shtetas shfaqet në një video duke kryer vepra të turpshme para dy minorenëve.

Materialet procedurale në ngarkim të tij do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore