.

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd,plagosen dy persona


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.

Sipas “Neës24” aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, ku një fuoristradë është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plot të saj.