.

Shtyhet sërish gjyqi, Tahiri me tone të ashpra:Si mund të humbasin dokumentet?! Unë heq dorë nga…

Gjykata për Krime të Rënda hapi shqyrtimin gjyqësor për ish ministrin Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelën, ndërsa u detyrua të shtyjë seancën pasi në dosje mungonte përkthimi i dëshmive të të pandehurve Moisi Habilaj dhe Nezar Seiti.

Në një komunikatë me mediat Tahiri është shprehur i ashpër për seriozitetin e Prokurorisë, ndërsa shton se është e papranueshme që arsyeja të jetë “humbja e letrave”, ndërsa shton me ironi se dhe një çerdhe është më e organizuar.

“Ky proces është shtyrë për të tretën herë, edhe një çerdhe është me e organizuar se kaq.Nuk e di sesi mund të humbasin letrat në Prokurori, dhe nuk di sesi mund të vazhdohet kështu dhe se çfarë serioziteti ka.

Nuk dua ta di nëse është e qëllimshme apo gabim njerëzor, por kjo është qesharake.Nëse është e qëllimshme, është shumë banale.Shpresoj të jetë mungesë vëmendje.

Unë heq dorë nga disa dëshmi që janë në favorin tim, por mjafton të mos shtyhet më.Procedim penal që nisi me kërkesë për arrestimin tim dhe sot letrat janë zhdukur, kjo është qesharake.

Nuk ndodh as në dyqanin me të rëndomtë, e jo më në prokurorinë e Krimeve të Rënda.Është tepër i shtyrë gjyqi për herë të tretë, qesharake, poshtëruese për drejtësinë…

Nëse letrat humbin në këtë mënyrë, Republika ka rënë”, u shpreh Tahiri.