.

Po tani? Fansja që kërcënoi Arbenita, shfaqet përkrah Feros (Video)

 

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli dhe ish-konkurrentja në Miss Universe Albania 2018, Serena Sula janë përfshirë në një përplasje verbale që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me reperin Fero.

Këtij të fundit, Serena i kishte dërguar pak ditë më parë një foto mjaft provokuese. Si një e dashur xheloze, Arbenita e paralajmëroi atë publikisht përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” që të mos merrej më me Feron. Serena, ndryshe nga ç’pritej, la të kuptohej për “Icon Style” se nuk do të hiqte dorë dhe duket se e ka patur tepër seriozisht.

Ditën e sotme po qarkullon një video ku Fero shfaqet duke qeshur në praninë e Serenës, teksa ndodhen në prapaskenën e njërit prej koncerteve të reperit. Nga video e shkurtër, që me shumë gjasa është bërë publike nga vetë Serena, ata duket se po ia kalojnë shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

E teksa shtrohet pikëpyetja sesi do të reagojë Arbenita, ne nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim.