.

Ish-i e shpërfytyroi, partneri i ri bën gjestin prekës për modelen

 

Dashuria e vërtetë shkon përtej asaj ç’ka shihet në pamje të parë. Këtë gjë na dëshmon historia e re e dashurisë së ish-finalistes në Miss Italia, që u shpërfytyrua me acid nga ish i dashuri.

Gessica Notaro, e cila aktualisht gëzon një pamje të rregullt, është e detyruar që syrin e dëmtuar keqaz ta mbajë të mbuluar. Dhe partneri i saj Marco, si për të treguar se kjo gjë nuk e shqetëson aspak, ka vendosur në njërin sy një mbulesë të ngjashme.

“Dashuria është gjithashtu të mësosh sesi të vendosesh në këpucët e tjetrit”-ka shkruar Notaro krahas fotos së publikuar në “Instagram”, ku shihen të dy bashkë.

Risjellim në vëmendje se ish i dashuri i saj Edison Tavares është burgosur për 15 vjet nga një gjykatë apeli në Bolonjë.