.

Gjykata e Durrësit nuk konfirmon mandatin e kandidates së PS, zbulohet arsyeja

Disa javë pas përfundimit të procesit zgjedhor të 30 qershorit, kandidatja e PS për Bashkinë Durrës, Valbona Sako, pasi ka fituar përballë kandidates së partisë Bindja Demokratike, ka bërë kërkesë në Gjykatë për konfirmimin e mandatit 4-vjeçar.

Por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Gjykata e Durrësit.
Sipas dokumentit zyrtar, Gjykata ka dhënë argumentimin se procesi nuk është i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë këto zgjedhje nul.