.

Dua Lipa nuk harron rrenjet,publikon harten e trojeve ilire


Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të sukseshme në botë.

Këngëtarja e lindur në Kosovë, gjithnjë e ka treguar me krenari origjinën e saj shqiptare.

Këtë këngëtarja e bën vazhdimisht në daljet e saj publike, apo edhe postimet në mediat sociale. Së fundmi Dua ka publikuar një video në Instastory, ku shfaqet harta e vjetër e trojeve ilire. Në hartë shihet edhe Dardania e dikurshme.

Ndërkohë, Dua në muajin gusht pritet të mbërrijë në festivalin Sunny Hill në Prishtinë si spektatore, ndërsa bëri të mundur ardhjen e këngëtares së njohur Miley Cyrus dhe Dj Calvin Harris në festival për të promovuar ndërkombëtarisht Kosovën.