.

Champions/ Partizani do kualifikimin, Lerda hedh një debutues


Partizani do të luajë pak çaste më vonë ndeshjen e dytë të vlefshme për Ligën e Kampioneve, teksa në Baku të Azerbajxhanit do të ndeshet me Karabagun vendës. Ndeshja e parë e luajtur në “Selman Stërmasi” u mbyll me rrjeta të paprekura dhe kampionët e Shqipërisë kanë shanset e tyre për t’u kualifkuar, ndonëse të vogla përballë një ekipi ekspert si Karabagu.

Trajneri italan, Franko Lerda, ka vendosur të hedhë nga minuta e parë 10 nga 11 titullarët e takimit të javës së shkuar, ndërsa ndryshimi i vetëm është maja e sulmit, kur Teofilus Solomon ka zenë vendin e Emanuel Mensah, duke bërë kështu dhe debutimin zyrtar me 16 herë kampionët e vendit. Ja formcionet

Karabaku: Vagner, Medvedev, Mamadov, Sadigov, Ailton, Mishel, Romero, Ozobiç, Almeida, Zubir, Abdullajev.
Trajner: Gurban Gurbanov.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Bitri, Belica, Hakaj, Mala, Telushi, Melo, Asani, Çinari, Solomon.
Trajner: Franko Lerda.

Gjyqtarë: Dumitri Mundean, Vlad Lifciu, Andrei Bodean, (Moldavi)