.

U nda pas 4 vitesh lidhjeje, modelja e njohur shqiptare zbulon detajin që s’e dinim!

Modelja e njohur shqiptare Vildane Zeneli, ka folur për herë të parë për jetën e saj private.

E ftuar në emisionin “N’drrimi i natës” me Alaudin Hamitin, 32-vjeçarja ka treguar detaje të ndryshme nga jeta e saj private dhe lidhja e fundit që ka pasur.

Ajo u shpreh se i ka dhënë fund lidhjes 4-vjeçare edhe pse sot flet ende me ish-in si të ishin shokë!

“Kemi qenë 4 vite të lidhur dhe vitin e kaluar u ndamë. Por ende flasim si të ishim bashkë”, ka deklaruar ajo.

Pavarësisht kësaj deklarate që erdhi pas shumë insistimeve të moderatorit Alaudin Hamiti, në përgjithësi Vildania u tregua e rezervuar dhe u përpoq ta mbajë larg vëmendjes së mediave jetën e saj private.