.

Përse Arilena Ara ndodhet prej disa javësh në Amerikë?


Këngëtarja Arilena Ara është larguar prej disa javësh drejt Shteteve të Bashkuara Amerikës, për t’u marrë me një projekt të rëndësishëm. Sipas “Prive.al”, Arilena po punon për këngën e saj me të re, me të cilën pritet të konkurrojë në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar.

Nëse shpallet fituese në festivalin e RTSH, Arilena do të jetë përfaqësuesja e vendit tonë në Eurovisionin e vitit 2020.

Kujtojmë se Arilena Ara depërtoi në tregun muzikor fill pasi fitoi edicionin e dytë të konkursit “X-Factor Albania”. Ndërsa dalja e saj e fundit në ekran ishte si pjesë e jurisë së “The Voice Kids”.