.

E kërkonte Juventusi, mbrojtësi pranë transferimit në Spanjë


Atletiko Madrid prej kohësh është në kërkim të një mbrojtësi krahu, dhe atë duket se e ka gjetur në Premier Ligë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Totenhemit, Kieran Tripier i cili flitet se është shumë afër transferimit tek “Los Kolçoneros”. Prej kohësh flitej se për 28-vjeçarin interesohej Juventusi dhe Napoli, por mesa duket mbrojtësi anglez do të transferohet në një kampionat tjetër.

Sipas asaj që shkruan “The Telegraph”, drejtuesit kanë rënë dakord me lojtarin dhe Totenhemin, dhe pritet që marrëveshja të mbyllet shumë shpejt.
Që pas largimit të Huanfran dhe dëmtimit të gjatë të Sime Vrsjalko, spanjollët ishin në kërkim të një mbrojtësi, madje para pak kohësh u fol se ishin shumë afër transferimit të Elseid Hysaj, por Tripier i mbyll derën një transferimi të shqiptarit. Ky operacion pritet t’i kushtojë arkave të Atletikos, rreth 27 milionë euro./panoramasport