.

Zinedine Zidan humb vellain,ja gjesti qe ben lojtaret e Real Madrid


Zinedine Zidane, trajneri i Real Madrid ka humbur njeriun e tij më të afërt, vëllain.

Farid Zidane ka ndërruar jetë në moshën 54- vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi madrilen, me anë të një postimi në fazen zyrtare.

Ndërkohë, lojtarët e Real Madrid kanë mbajtur një minute heshtje për vëllain e trajnerit Zinedine Zidane.

Zidane u largua nga kampi i trajnimit para sezonit në Kanada këtë javë, me klubin duke thënë vetëm se ishte për arsye personale. Por tashmë është mësuar se fatkeqësisht arsyeja ka qenë problemet shëndetësore të të vëllit, i cili ka ndërruarjetë ditën e djeshme.