.

Pse po ndahen brenda pak viteve çiftet e martuara, zbulohet arsyeja

Në ditët e sotme shumica e martesave shkojnë drejt divorcit.Pjesa më e madhe e çifteve ndahen pas vetëm disa vitesh martesë.

Shpjegimin për këtë gjë e ka dhënë profesori i psikologjisë sociale në Amerikë, Eli Finkel.Sipas tij pjesa më e madhe e martesave dështojnë për shkak të pritshmërie të larta.

Eli Finkel ka shpjeguar:

Ndryshimi kryesor që ka ndodhur përgjatë shekullit të fundit është se njerëzit martohen me pritshmërinë se partneri do t’u ndihmojë të bëhen version më i mirë i vetvetes, por kjo nuk ndodh.’’
Po ashtu, ai i ka këshilluar se partnerët nuk duhet të kenë pritshmëri të larta, nëse gjithmonë nuk duan që martesa e tyre të dështojë.

Profesori amerikan ka shpjeguar se çdo person ka pritshmërinë e vet dhe se partneri nuk duhet të ndërhyjë në planet e tij.