.

Foto/Berisha dhe Mediu takim pune me këshilltarin e Donald Trump, ja çfarë diskutuan

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka publikuar një foto pune me Këshilltarin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ish-kryetarin e bashkisë së New York Rudi Guiliani, ish-Sekretarin për Homeland Security Tom Ridge dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën. Ai shkruan se diskutimi kishte si temë kryesore krizën politike, krimin, por edhe çështje të tjera me interes për vendin tonë.

Postimi i Mediut:
Takim dhe mengjes pune me Keshilltarin e Presidentit Trump, Ish kryetarin e Bashkise Neë York Rudi Guiliani, Ish Sekretarin per Homeland Security Tom Ridge dhe Ish kryeministrin Dr Berishen.

Diskutimi u perqendrua rreth krizes politike ne Shqiperi, krimi korrupsioni dhe shkaterrimi I lirive te qytetareve shqiptare. Rama po e con Shqiperine drejt shkaterimit Te sistemit kushtetues dhe pluralizmit per interesa te tij personale duke ndertuar nje narko shtet.