.

Boksieri shqiptar sfidon djalin e kriminelit serb të luftës


I lindur në Austri por me origjinë nga Dukagjini i Kosovës bokseri Petrit Mazrekaj pa asnjë humbje deri më tani po bën përgatitjet për fitoren e radhës.

Dueli i tij i radhës ka zgjuar kureshtje të madhe pasi kundërshtari i tij pritet të jetë Velko Razhnjatoviç, djali i kriminelit serb Arkanit.

Razhnjatoviç e ka ftuar Mazrekajn në Beograd por ky i fundit refuzon për shkaqe sigurie. Ai ka përjashtuar edhe Bosnjën si mundësi ndërsa si opsione mbeten Kroacia dhe Gjermania.

Ende mbetet në pikëpyetje data dhe vendi i kësaj përballje.