.

Shpresa e fundit për Skënderbeun, ja si funksionon Gjykata Federale në Zvicër

 

KAS ishte shkalla e fundit e gjykimit sportiv mirëpo, vendimet e dala prej saj mund të apelohen vetëm në Gjykatën Federale në Zvicër, por duke pasur parasysh se shqyrtimi gjyqësor në këtë të fundit është i kufizuar në një grup shumë të ngushtë të çështjeve ligjore.

Kjo gjykatë është shkalla e fundit në lidhje me të drejtën civile në arenën publike si dhe të mosmarrëveshjeve ndërshtetërore apo me konfederatat. Kur ndërmerret një apelim, trajtohet nëse është aplikuar ligji në mënyrën e duhur dhe nëse është ndjekur procedura në mënyrë korrekte për marrjen e një vendimi dhe më pas krijohen precedentët për çështje të ngjashme. Bazohet mbi vendimet e argumentuara në bazë të ligjeve në fuqi, nga shkallët më të ulëta gjyqësore, në rast se i gjykon të drejta.

Nëse konstaton vendime jo korrekte, e anulon atë vendim ose mund edhe ta kthejë në shkallën e mëparshme për vendim të ri. Në këtë gjykatë nuk ka seanca dëgjimore, por vetëm shqyrtim ligjor të vendimeve, pa i gjykuar çështjet në themel, por vetëm anën procedurale nëse është zbatuar apo jo ligji për të gjithë palët e përfshira në çështje.