.

Kujt i ngjan: Xhensilës, apo Besit? Publikohet videoja e Ajkës duke fikur qirinjtë!


Nuk është më lajm se dje, Ajka, vajza e parë e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut, festoi ditëlindjen e parë.

Në ditën kur e bija mbushi 1 vjeçe, këngëtarja dhe aktori i humorit vendosën të heqin dorë nga privatësia duke publikuar një sërë fotosh nga ardhja në jetë e Ajkës.

Ata organizuan edhe një festë të madhe, ku miqtë e tyre publikuan pamjet e para të Ajkës sot, që është 1 vjeçe.

Sot, u publikua një video e plotë e vogëlushes, teksa kërcen me prindërit pasi ka fikur qiriun e vetëm mbi tortë!

E veshur me fustanin e kuq dhe një kordele të kuqe në kokë, Ajka duket disi e hutuar mes gjithë njerëzve që janë mbledhur aty vetëm për të, megjithatë mund ta kuptosh se ndihet e qetë në krahët e të atit.

Videoja u publikua nga “Xing.al”.

Duket se vogëlushja ka ngjashmëri si me Xhensilën, ashtu edhe me Besin.