.

Fotoja që ngriti dyshime/ Elia Zaharia shtatzënë? Ja reagimi


Në pallatin mbretëror, Elia Zaharia Zogu dhe Princ Leka pritën në një mbrëmie gala disa familje të rëndësishme austriake, gjermane dhe zvicerane. Kjo në kuadër të prezantimit të potencialeve natyrore dhe turistike të vendit tonë.

Në një prej fotove të postuara në rrjetet sociale Elia ishte krah ish-deputetes Grida Duma, por dikush pa me detaje barkun e saj.

“Më duket se kemi të reja, sipas fotos”, ka shkruar komentuesja duke hamendësuar se ajo mund të ishte shtatzënë.

Por Elia ka sqaruar se nuk ka asnjë të re.

“E reja është shumë pica dhe pasta”, është përgjigjur Elia duke lënë të kuptohet se nuk bëhej fjalë për shtatëzani…së paku për momentin.