.

Eshtë ndarë nga Genar Topalli? Flet njëherë e mirë Eva Murati


Moderatorja sportive Eva Murati dhe Genar Topalli, djali i politikanes Jozefina Topalli, janë përfolur për një ndarje të mundshme.

Dyshja e cila ka tashmë shumë vite bashkë, i shtuan dyshimet edhe me tepër pasi nuk pranuan të prononcoheshin në media, ndërsa u vu re edhe mungesa e Evës në diplomimin e Genarit.

Teksa ishte e ftuar së fundmi në emisionin ‘3-shat’, moderatorja bukuroshe u pyet disa herë për lidhjen nga Bora, Romeo dhe Donaldi.

‘Jam përpjekur ta evitoj këtë pyetje sepse më përpara përgjigjesha lirshëm më intervista, ndërsa tani që jam pjekur përpiqem ta ngre figurën time publike’, tha Eva, por nuk ngurroi një tjetër pyetje nga Romeo.

‘Do bëheshe nuse në Shkodër?’, e pyeti dhe Eva u përgjigj: ‘Pse jo’.