.

Goditje e rëndë për futbollin shqiptar! Gjykata e Arbitrazhit Sportiv jep lajmin e keq


Gjykata e Arbitrazhit Sportiv , CAS ka dhënë një lajm të keq për futbollin shqiptar.

CAS ka lënë në fuqi dënimin me 10 vite larg Europës, të vendosur prej kohësh nga organi më i lartë i futbollit Europian.

Skuadra shqiptare ka rezultuar fajtore në manipulimin e disa ndeshjeve gjatë kohës që ishte pjesë e grupeve të Europa League, kompeticion në të cilin arriti të luajë në dy raste, sezonin 2015-2016 dhe 2017-2018.

Përpos dënimit me 10 vite pezullim nga Kupat e Europës, “Skënderbeu” detyrohet të paguajë edhe 1 milion euro gjobë.

Vendimi i plotë i CAS:

“Gjykata arbitrazhit sportit ka hedhur poshtë apelimin nga klubi futbollit shqiptar Skënderbeu kundër vendimit të dhënë nga Komisioni i Apelit të UEFA-s më 26 prill 2018, i cili konfirmoi vendimin e dhënë më 29 mars nga komisioni i UEFA-s për Etikën dhe Disiplinën, i cili e shpalli Skënderbeun përgjegjës për aktivitete të ndryshme manipulimi ndeshjesh, dhe e përjashtoi klubin nga kompeticionet e UEFA-s për të cilat do të kualifikohej në 10 vitet e ardhshme dhe urdhëroi klubin të paguante një gjobë prej 1 milion euro.

“Në maj 2018 Skënderbeu apeloi në CAS duke kërkuar që vendimi dhe sanksioni disiplinor të anulohej. Arbitrazhi i CAS u zhvillua nga një panel juristë të CAS të cilët zhvilluan një mbledhje me palët në zyrat e CAS në 16 prill 2019. Në bazë të evidencave, paneli i CAS arriti në përfundimin e kënaqshëm se Skënderbeu ishte përgjegjës për aktivitetet: manipulime ndeshjesh dhe arriti në konkluzionin se sanksionet disiplinore të dhëna nga komisioni disiplinor i UEFA-s ishin në përmasë të drejtë dhe të justifikuara. Në përputhje me këtë, ai hodhi poshtë apelimin dhe konfirmoi vendimin”, thuhej në vendim.