.

Rritja e çmimit të karburantit, reagon ministrja e Financave: Basha, i humburi që kapet pas sajesave

Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj ka hedhur poshtë zërat nga opozita të cilët kanë deklaruar se do të ketë rritje të taksës së karburantit në vend.

Në një postim në Tëitter ajo shprehet se ky eshte nje produkt i fantazise se opozites, duke qartesuar se nuk do te kete asnje rritje taksash.
Deklaraten e Denajt, e ka mbeshtetur edhe kreu i ekzekutivit, Edi Rama.

“Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja!“ – shkruan Denaj në twitter.