.

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Korçë, humb jetën vëllai i emigrantit që u vra 2 ditë më parë

Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë i ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Korçë.Sipas “Balkanweb” ka ndërruar jetë vëllai i Gramoz Nakos, i cili u vra nga kunati.
Viktima është 59-vjeçari Rasim Nako. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia se mund të ketë ndërruar jetë për shkak të traumës që përjetoi nga vrasja e vëllait.

Kujtojme se kunati i Gramozit,  71-vjeçari Sefedin Zenellari, u vetevra në momentin që kishte shkuar policia për ta shoqëruar.