.

Orikum/ I bie çadra në kokë, roja e plazhit në gjendje të rëndë

Një burrë është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se i plagosuri, në Orikum të Vlorës, ka qenë roje e plazhit. Ai ka dalë mëngjesin e sotëm për të rregulluar çadrat e shkatërruara nga stuhia që goditi mbrëmjen e djeshme bregdetin e Jugut. Fatalisht tubi i çadrës i ka rënë në kokë.

Qytetarët janë përpjekur t’i vijnë në ndihmë të riut, duke i vendosur qese me akull në kokë, por pa mundur të bëjnë më shumë. Qytetarët thonë se i plagosuri ka qendruar për më shumë se 30 minuta në gjendje të rëndë, pa ndjenja, në rërë.Pritet që Policia e Vlorës të japë informacion zyrtar për këtë ngjarje.