.

Liria e medias ne Shqiperi/OSBE:Pezullimi i botimeve në internet masë ekstreme kundrejt së lirisë së shprehjes

 

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, publikoi sot një shqyrtim ligjor të Projektligjit për Shërbimet e Medias në Shqipëri, pas disa konsultimeve mbi procesin e hartimit me përfaqësuesit e Qeverisë në muajt e fundit.

Në shqyrtimin ligjorë të OSBE thuhet se AMA nuk duhet të bllokojë përmbajtjet e publikuara dhe se bllokimi apo kufizimi i aksesit në internet zbatohet vetëm në tre raste: pornografia e fëmijëve; inkurajimin e akteve terroriste; dhe shkeljet e sigurisë kombëtare.

Në raport theksohet se bllokimi i, apo pezullimi i botimeve në internet konsiderohet një masë ekstreme e shtetit kundrejt të drejtës së lirisë së shprehjes dhe se një masë e tillë pranohet vetëm në rastet e shkeljeve shumë serioze të të drejtave të tjera të njeriut ose parimeve demokratike, ose kur masa të tjera nuk mund të zbatohen.

“Përfaqësuesi kujtoi se bllokimi ose pezullimi i botimeve në internet konsiderohet një masë ekstreme e shtetit kundrejt të drejtës së lirisë së shprehjes dhe për këtë arsye pranohet nga standardet ndërkombëtare vetëm në rastet e shkeljeve shumë serioze të të drejtave të tjera të njeriut ose parimeve demokratike, ose kur masa të tjera nuk mund të zbatohen.

Përfaqësuesi vuri në dukje se kompetencat e AMA lidhur me “bllokimin e përkohshëm / kufizimin e aksesit në internet” mund të zbatohen vetëm në tre rastet e qarta të përcaktuara në ligj: pornografia e fëmijëve; inkurajimin e akteve terroriste; dhe shkeljet e sigurisë kombëtare dhe kur masat e tilla konsiderohen si të nevojshme dhe proporcionale, duke marrë parasysh ekzistencën e një rreziku të afërt.

Përfaqësuesi gjithashtu tregoi se “duhet të krijohet një mekanizëm i duhur i apelimit dhe rishikimit përpara gjyqësorit si mbrojtje për botuesit dhe qytetarët. Në rrethana të tjera, masat e tilla duhet të trajtohen nga sistemi i drejtësisë penale. Kompetencat e AMA nuk duhet të shtrihen në trajtimin e çështjeve të tilla si shpifja “.

Për më tepër, shqyrtimi ligjor rekomandon sqarimin e të gjithë procesit të vendimmarrjes së AMA-së me Autoritetet Kombëtare për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, NAECES dhe Organin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike, APEC”, shkruhet mes të tjerash në raport./panorama