.

Kërcënoi Plasarin dhe Zgurin, Berisha zbulon mesazhin: Emiljan Pjetri, mik i ngushtë me Izet Haxhinë dhe në shërbim të Fatos Klosit.


Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Emiljan Pjetrin, emigrantit që kërcënoi me jetë publicistin Aurel Plasari dhe kreun e KQZ-së, Klement Zguri dhe familjen e tij, si person të lidhur me familjen e mbesës së diktatorit Enver Hoxha dhe në shërbim të ish-kreut të SHISH, Fatos Klosi.

Sipas Berishës, Pjetri është dhe mik i ngushtë me Izet Haxhinë dhe e ka ndihmuara të të arrastiset.
Sipas Berishës, Emiljan Pjetri fshihet në Kalkidhiki dhe ka marrëdhënie të ngushta me mbesën e madhe të Enver Hoxhës.

Ndërkohë që në këtë mesazh të publikuar nga Berisha, thuhet se ka bashkëpunuar me dhe Izet Haxhinë.

“Emigranti dixhital akuzon Emiljan Pjetrin qe kercenoj me jeten e fëmijëve shkrimtarin dhe publicistin e njohur Aurel Plasari dhe kryetarin e KQZ Klement Zguri si delinkuent i lidhur me familjen e diktatorit Hoxha dhe kriminelin Fatos Klosi.

Ky është Emiljan Pjetri, që kërcënoj Zgurin, Ky është bashkëpunëtor i Klosit dhe jeton ne Kalkidhiki, Emiljani nuk rri ne Athine, por ne Nea Skioni Kalkidhiki, atje fshihet, as punon as gjë. Ka marrëdhënie te ngushta me familjen e mbesës se madhe te E Hoxhes. Për ata punon, ndërkohe ka qene nen shërbimin e Klosit, ka qene i kërkuar nga Interpoli por ja kin heq emrin. E mban veten për shkodran por mirditor është, një vlla ja vranë para dy vjetësh ne Shkodër. Ky ka 10 vjet qe nuk shkel ne Shqipëri…ka bashkëpunuar me Izetit Haxhin me te cilin është mik i ngushta është përpjekur për ta ndihmuar te ikte nga Turqia ne Greqi ne Europe nga Qipro, po nuk mundi. Është vrasës.

Eshte akuzuar dhe për vrasjet e komandant Telit. Ata të UÇK shokët e Telit e kërkonin ketë dhe një tjetër bashkpuntor te Klosit Partizani Cene i thonë…është çam dhe ky jeton në Athine

Ka kercenuar dikur edhe konsullin Shqiptar në Selanik Thoma Ninin sepse me nje certifikate fallco, kerkonte të nxirrte pashaporte tjetër”, shkruan Berisha.