.

Keni plane per fundjaven?Këto janë surprizat që ka rezervuar moti


Dy ditët e fundit në vendin tonë ka pasur një ndryshim të ndjeshëm të temperaturave.

Disa zona u prekën nga reshjet e shumta të shiut, të cilat shkaktuan edhe shumë probleme në qarkullimin e automjeteve dhe pati ndërprerje të energjisë elektrike.

Por kjo situatë duket se do të përmirësohet në dy ditët në vazhdim. Meterologia Besa Sherollari, ka treguar se dita e premte dhe e shtunë do të jenë idealet për të bërë plazh, ndërsa ditën e dielë do të rikthehej reshjet e shiut.

“E premtja dhe e shtuna do nisin me mot te kthjellet, por me vranësira pasditeve të shoqëruara me reshje shiu në relievet malore, në verilindje dhe juglindje. Dita e shtunë do të jetë ideale për plazh me temperatura deri ne 32 grade celsius, ndërsa e diela do të nisë me reshje”, tregon Besa Sherollari.

Java tjetër do të nisë më kthjellime dhe pasdite do të fillojnë sërish reshjet e shiut.