.

“Jemi në situatë çmendurie”, Mustafaj:Si duhet të veprojë opozita


Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka komentuar krizën politike ndërsa tha se vendi ndodhet në një situatë “çmendurie dhe antikushtetuese”.Mustafaj i ftuar ne rubriken”Opinion” ne News24 tha se ekonomia shqiptare është e “zhytur” në krizë dhe kjo është konfirmuar edhe nga INSTAT.

“Shteti ka rënë, pushteti është në këmbë. Situata në vend është antikushtetuese. Ekonomia jonë është përtokë, kjo e konfirmuar edhe sipas INSTAT. kur nuk funksionon ekonomia, shteti i së drejtës, çfarë situate është kjo? Sigurisht kjo është një situatë e çmendur”-tha ai.

Gjithashtu Mustafaj u ndal edhe tek zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sipas tij, pjesëmarrja e ulët në votime ishte një mesazh i qartë për kryeministrin Edi Rama për t’i treguar se qeveria që ai drejton është e “deligjitimuar”. Por si duhet të veprojë opozita pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Mustafaj dha këtë përgjigje:

“Ne jemi në kushtet ku opozita ka vetëm rrugën për të bërë politikë. Hapësira e vetme që i ka ngelur opozitës për të bërë politikë është vetëm protesta. Qeveria u deligjitimua me rezultatin që pati në 30 qershor. Kjo qeveri tregoi është e gatshme të vjedh edhe vetëveten. Opozita ka arritur një fitore dhe duhet ta kapitalizojë politikisht. Ligjërimi i saj duhet të përmirësohet dhe të përshtatet me situatë, që t’i drejtohet edhe pjesës më të madhe, e cila është kundërshtuese e qeverisë. Opozita duhet të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme. Elektorati “Gri” është me rëndësi të veçantë për opozitën. Ne nuk kemi një mundësi për të kryer me shpejtësi një studim sociologjik se kush nuk shkoi dhe pse nuk shkoi të votonte. Protestat janë e vetmja rrugë, unë nuk shoh zgjidhje tjetër.”- shtoi ai./balkanweb