.

INTERPOL arreston 25-vjeçarin durrsak, i dënuar me 6 vite burg dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar


Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë ”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar R.T., 25 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi R.T., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Firences/Itali, më datë 29.09.2017, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim për kryerjen e veprës penale ” Vjedhje me dhunë “.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme./panorama