.

E mbanit mend me këto flokë? 5 vite më parë, Jonida Maliqi dukej krejt ndryshe!


Jonida Maliqi tashmë e ka konsoliduar imazhin e brunes me flokë të zinj. E ndonëse të qenit e parashikueshme në stil nuk ka qenë kurrë një cilësi e saj, duket se ka zgjedhur t’i qëndrojë besnike e këtij look-u.

Por disa vite më parë, ishte thuajse e pamundur ta shikoje këngëtaren me të njejtin model flokësh në dy dalje publike.

Kush mund ta harrojë look-un me flokë bjonde kaçurele tek “Top Fest” i 2007-ës?

Apo look-un me flokë të shkurtëra bjonde me të cilin triumfoi tek “Kënga Magjike” 2008?

Në 2014-ën, i mbante flokët të gjatë dhe bjondë. Këngëtarja publikoi sot në Instastory një foto të para 5 viteve (si ikën kaq shpejt?!) dhe duket shumë ndryshe nga ç’e shikojmë kohëve të fundit!