.

Atletiko i shpall “luftë” Juves, shkak bëhet mbrojtësi i Premier Ligës


Kieran Tripier mund ta mbyllë eksperiencën me Totenhemin, dhe të nisë një aventurë të re.
Për mbrojtësin interes të veçantë kishte shfaqur Juventusi, të cilët shikojnë tek 28-vjeçari, lojtarin ideal për të zëvendësuar, Kanselon i cili pritet të largohet gjatë kësaj vere. Por sipas asaj që shkruan “The Mirror”, mbrojtësi anglez mund të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë.

Në gjurmët e Tripier ka rënë Atletiko Madrid, të cilët janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, pas largimit të Huanfran.

Gjithashtu lojtari i kombëtares angleze pëlqehet shumë nga trajneri Simeone, dhe drejtuesit do të mundohen t’ia plotësojnë këtë dëshirë. Edhe vetë lojtarit do t’i pëlqente një kalim në Spanjë, dhe shumë shpejt mund të përfundojë tek “Los Kolçoneros”./panoramasport