.

Tifozët e Interit si të Tiranës, ndizet rivaliteti në Itali: Nuk i duam ata në stadiumin tonë!


Ditën e djeshme, në Itali u dha ideja që Atalanta të mund të luante në stadiumin “San Siro”, duke alternuar kështu ndeshjet me Interin, duke parë që edhe Milani nuk është në asnjë kompeticion europian.

Por, ditën e sotme, menjëherë ka ardhur reagimi nga “Curva Nord” e Interit, tifozët ultras të klubit zikaltër. Nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale, grupimi paraqitet tërësisht kundër kësaj ideje, duke e cilësuar Atalantën një kundërshtar historik, dhe fton tifozët e tjerë që të protestojnë kundër kësaj ideje.

Diçka e ngjashme, të kujton në fakt një rast të freskët edhe në Shqipëri. Pas prishjes së stadiumit “Qemal Stafa”, kryeqyteti ynë kishte stadium vetëm “Selman Stërmasin”, dhe ekipi i Partizanit kërkoi që të luante në shtëpinë e Tiranës, por tifozët bardheblu ishin tërësisht kundër kësaj ideje, edhe pse në fund rivalët e tyre historikë bënë një marrëveshje për ta marrë në përdorim stadiumin.