.

Nuk ka më dyshime, Hysaj do të transferohet tek…


Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli, pas plotë 5 sezonesh me italianët.
Sipas lajmeve më të fundit, e ardhmja e mbrojtësit shqiptar do të jetë në Spanjë, më saktësisht tek Atletiko Madridi.

“La Repubblica”, shkruan se presidenti De Laurentis dhe drejtuesit e spanjollëve, kanë arritur një marrëveshje për transferimin e 25 vjeçarit, në “Uanda Metropolitano”.

Pas plotë 5 sezonesh tek Napoli, tani Hysaj do të nisë një aventurë të re. Mbrojtësi nuk ishte në planet e Ançelotit për sezonin e ardhshëm, dhe vendosi të shikojë një destinacion të ri për të vazhduar karrierën e tij.