.

Lady Gaga tregon historine e trishte: Kur isha e re kisha veshtiresi te…


Këngëtarja me famë botërore Lady Gaga pritet t’i bashkohet emrave të personazheve të njohur të cilët kanë linjën e tyre të kozmetikës.

Këngëtarja do të prezantojë së shpejti linjën e re të produkteve, e cila do të vijë në emrin “Haus Laboratories”.

Së fundmi ajo ka publikuar foto dhe video të ndryshme nga linja e re, e cila do të ketë buzëkuq me ngjyra të ndryshme, produkte për fytyrën dhe sytë.

Mirëpo, përpos këngëtarja ka rrëfyer për ndjekësit një moment të ndjerë nga jeta e saj.

“Kur isha e re, asnjëherë nuk ndjehesha e bukur dhe kisha vështirësi të gjeja bukurinë e jashtme dhe të brendshme tek vetja. Më pas zbulova fuqinë e ‘make up-it’. Më kujtohet kur shikoja nënën time që vendoste ‘make up’ çdo mëngjes, për të nxjerrë në pah fytyrën e saj guximtare si një grua punëtore që ishte. Më pas unë fillova të eksperimentoja me ‘make up-in’ si një mënyrë për të bërë ëndrrat e mia realitet për të qenë po aq e fortë sa nëna ime”, -ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.