.

Konfirmohet bashkëpunimi i Luana Vjollcës me Faydee, ja çfarë thotë ai për vajzat shqiptare

Pas bashkëpunimeve me këngëtarët shqiptarë, Luana Vjollca siç duket i ka vënë synim vetes të depërtojë në tregun ndërkombëtare dhe kënga e saj e re do të jetë në bashkëpunim me Faydee, artistin me famë botërore.

Kënga duket se është gati pasi Luana dhe Faydee kanë nisur xhirimet e klipit prej disa ditësh në Prishtinë dhe në Vlorë. Ndërkohë që deri tani nuk ishte zyrtarizuar, Luana ka konfirmuar bashkëpunimin me këngëtarin Australian pasi postoi një video me të në Instagram.
Luana na prezantoi Faydeen meqë nuk ishte më një sekret bashkëpunimi i tyre dhe e quajti atë artist të mrekullueshëm.

Këngëtari paska avancuar sepse Luana i ka mësuar disa fjalë “magjike” shqipe si: “Faleminderit, të dua shumë”, por gjithashtu shprehu dhe admirimin për fansat shqiptarë.

“Ato më thonë ‘të dua shumë’ gjatë gjithë kohës”, dëgjohet të thotë ai duke qeshur për vajzat shqiptare.