.

FOTO/ ‘E fillove mbarë që ditën e parë’ Erion Isaj thumbohet keq nga ish kolegu i tij Ledio Lako

Erion Isai u zgjodh kryebashkiak i Kolonjës në zgjedhjet e 30 qershorit dhe për tu angazhuar në detyrën e re, aktori i humorit vendosi të shkëputet nga televizioni.
Isai njoftoi lajmin me anë të një postimi në Instagram, ku edhe falënderoi disa nga drejtuesit e projekteve televizive me të cilët ka bashkëpunuar.

Nw listën e ngushtë nuk mungoi edhe aktori i humorit Bes Kallaku, me të cilin Erion Isai veç marrëdhënieve si koleg ka edhe raporte të ngushta miqësore.

Por lista e reduktuar e falënderimeve siç duket ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e ish kolegëve të Isait.

Aktori Ledio Lako i njohur edhe si ‘Kapo Kapllani’ në Portokalli ka komentuar duke i thënë se në listën e tij duhet të akoma më shumë njerëz për të falënderuar.

Ndërsa i uroi suksese në rrugën e ‘politikanit’.

“Ben mire qe falenderon dhe tregon mirenjohje! Po mendoj se ke akoma liste per te falenderuar. Ndoshta jo si vllezer por te pakten si kolege! Gjithsesi suksese ne rrugen e re te”politikanit”. E fillove mbare qe diten e pare,”-shkroi Ledio Lako.

Ndërsa nuk mugon edhe përgjigja e Erion Isait: “Lista vertet eshte gjate. Mirenjohjen dhe falenderimin per gjithe portokalline e kam thene disa here. Kjo sben asnje nga koleget me pak te rendesishem ne jeten time.”